Punëtorët e KEK protestojnë për paga më të mira dhe pagën e 13-të

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) do të protestojnë të enjten, më 12 nëntor, duke kërkuar rritjen e pagave dhe realizimin e pagës së 13-të.

Protesta, e organizuar nga Sindikata e Re – KEK, është paralajmëruar të mbahet në orën 11:00, para zyrave të menaxhmentit të korporatës në Prishtinë.

Sipas njoftimit të sindikatës, kërkesat kryesore të punëtorëve janë ngritja dhe nivelizimi i pagave, si dhe realizimi i pagës së 13-të për të gjithë të punësuarit në KEK për vitin 2026.

Organizatoret theksojnë se protesta synon përmirësimin e kushteve financiare dhe trajtimin e barabartë të punëtorëve. “Për paga dinjitoze, për barazi dhe për respektimin e të drejtave të punëtorëve!”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Re – KEK.

Protesta është paralajmëruar për 12 nëntor, ndërsa në njoftim nuk janë dhënë hollësi për kohëzgjatjen e saj apo për veprimet e mundshme sindikale pas kësaj date.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *