Të shtunën, Shqipëria do të përballet me ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se moti pritet të ketë vranësira, të cilat do të fillojnë të pakësohen pas orëve të mëngjesit.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët priten që të fillojnë që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit dhe do të vazhdojnë deri në orët e mëngjesit.
Gjatë ditës, reshjet e shiut do të jenë të pranishme me intensitet të ulët, kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe në zonat malore.
Era do të fryjë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 5 m/s, ndërsa përgjatë bregdetit deri në 10 m/s.