Parashikimi i Motit për Shqipërinë: Vranësira dhe Reshje Shiu

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se Shqipëria të enjten do të ndikohet nga masat ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë mot me vranësira dhe reshje shiu.

SHMU tregon se reshjet pritet të fillojnë që në orët e para të 24-orëshit, duke u përhapur në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim pritet një intensitet deri mesatar.

Gjatë ditës, reshjet e shiut do të mbeten të pranishme herë pas here, me intensitet të ulët, kryesisht në veri dhe pjesërisht në qendër të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *