Problemet nga reshjet e shiut në Vlorë: Përmbytje dhe rikuperim i shpejtë

Reshjet e forta të shiut që filluan rreth mesnatës dhe zgjatën për rreth dy orë, kanë shkaktuar vështirësi me përmbytjet në disa lagje dhe rrugë të qytetit të Vlorës.

Prania e ujit në rrugë ka vështirësuar qarkullimin përkohësisht, ndërsa pamjet e regjistruara gjatë natës tregojnë edhe turistë të huaj që po luanin mes ujërave të grumbulluara në rrugë.

Në të njëjtën kohë, punonjësit e Ujësjellës-Kanalizimeve kanë punuar pandërprerë gjatë natës për të larguar ujin nga zonat e prekura.

Falë përpjekjeve të tyre, në orët e paradites së sotme, uji është tërhequr nga rrugët, duke rikthyer normalitetin në qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve në zonat e prekura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *