Sot në Kosovë do të kemi mot me vranësira të shpërndara dhe disa intervale me diell.
Në disa zona të ulëta pritet të shfaqet mjegulla.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të luhaten nga -4 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë vlera nga 8 deri në 12 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1–3 metrash për sekondë.