Policia e Kosovës sekuestron armë gjatë ndalimit në Ferizaj

Policia e Kosovës ka sekuestruar një pistoletë me karikator dhe 10 fishekë pasi ka ndaluar një veturë BMW në Ferizaj.

Sipas njoftimit të Policisë, vetura me targa vendore është ndaluar më 7 nëntor, rreth orës 21:40, pasi dyshohej se kishte shkaktuar një aksident trafiku me dëme materiale dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Gjatë kontrollit të shoferit, A.J., 40 vjeç, policia ka gjetur një armë zjarri, për të cilën ai kishte leje për posedim.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku njësiti i hetimeve ka kryer procedurat përkatëse dhe ka sekuestruar pistoletën me karikator dhe 10 fishekë.

Me autorizimin e prokurorit të shtetit, ndaj tij është inicuar rast për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Pas procedurave policore, i dyshuari është liruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt hetimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *