Policia greke ka arritur të shkatërrojë një grup kriminal, i cili dyshohet se ka qenë i angazhuar në zhvatjen e pronarëve të bizneseve në qendër të Athinës, duke kërkuar para në këmbim të ashtuquajturës “mbrojtje”.
Gjatë një operacioni të kryer të martën, më 3 nëntor, janë arrestuar pesë individë në rajonin e Atikës.
Në dosjen hetimore janë përfshirë gjithashtu edhe katër persona të tjerë që aktualisht ndodhen në burg.
Sipas burimeve greke, si udhëheqës i dyshuar të grupit është një shtetas shqiptar, i cili përshkruhet nga autoritetet si një figurë e njohur e ashtuquajturës mafie shqiptare të burgjeve.
Ai dyshohet se ka dhënë urdhra për sulme me granata ndaj bizneseve, ndërsa tre të dyshuarit e tjerë që janë në burg përfshijnë një person me origjinë rome nga Shqipëria dhe dy shtetas egjiptianë.