Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, Blerim Reka, priti në takim regjisoren Blerta Basholli dhe producentin Valon Bajgora, pjesë e ekipit realizues të filmit “DUA”.
Ky film është propozuar zyrtarisht nga Kosova për çmimet Oscar në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”.
Reka e shpalli këtë lajm përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shprehur kënaqësinë e tij për pritjen e artistëve kosovarë.