Një shtetas shqiptar, 39-vjeçar me inicialet L.B., ka humbur jetën tragjikisht nga plumbat në zonën Playa Flamenca, në Orihuela Costa, që ndodhet në provincën e Alicante-s në Spanjë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë një kompleksi sportiv, në rrugën Nicolás de Bussi, gjatë paradites së së martës.
Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, autori i dyshuar i krimit iu afrua viktimës dhe qëlloi disa herë me armë zjarri, duke e lënë atë të vdekur në vend.
Pas këtij atentati, ai u largua nga vendngjarja duke përdorur një monopatinë elektrike.
Ekipet e urgjencës SAMU mbërritën shpejt në vendin e ngjarjes, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 39-vjeçari nuk arriti të mbijetojë.