Programi i Kuponëve për Çerdhe vazhdon, aplikoni deri më 10 dhjetor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Programi i Kuponëve për Çerdhe për fëmijët e familjeve që përfitojnë asistencë sociale do të vazhdojë edhe gjatë këtij viti shkollor.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se ky program është zgjeruar dhe do të përfshijë gjithsej 18 komuna.

Ai theksoi se familjet e interesuara kanë afat të aplikojnë deri më 10 dhjetor. “Programi i Kuponëve për çerdhe për fëmijët e familjeve me asistencë sociale po vazhdon edhe këtë vit shkollor edhe në më shumë komuna, 18 gjithsej”, ka shkruar Kurti.

Kreu i Qeverisë ka theksuar se edukimi në fëmijërinë e hershme mbetet një nga prioritetet e ekzekutivit. “Edukimi në fëmijëri të hershme është prioriteti i qeverisë sonë, për të cilin po punojmë çdo ditë”, ka deklaruar ai.

Familjet që plotësojnë kriteret mund të aplikojnë përmes platformës zyrtare të Qeverisë së Kosovës, në këtë vegëz: https://rks-gov.net/596.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *