Protesta para Ministrisë së Arsimit: Situata Tensionohet

Situata para Ministrisë së Arsimit është tensionuar pasditen e sotme, ku protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të godinës së institucionit, ndërsa kanë brohoritur “Ju erdhi fundi”.

Protesta, e cila nisi rreth orës 14:00, përshkallëzoi tensionin në minutat e fundit, teksa disa të rinj janë parë duke hedhur gurë drejt ministrisë.

Ndërkohë, forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke krijuar një kordon sigurie pranë godinës.

Deri më tani, policia nuk ka ndërhyrë për shpërndarjen e turmës, ndërsa situata vijon të monitorohet nga afër.

Pas incidenteve, grupe protestuesish kanë nisur marshimin në këmbë drejt godinës së Kryeministrisë.

Ata janë parë duke mbajtur flamuj dhe çadra, ndërsa reshjet e shiut nuk i kanë penguar të vijojnë tubimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *