Protestat e së Shtunës: Edi Rama Komenton për Shkallën e Dytë të Protestës

“Shiu i Halloween.

Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm”, ka shkruar Edi Rama, duke ndarë pamje nga protesta që u mbajt para zyrës së tij, në një mesazh të postuar në grupin e Whatsapp-it.

Në pamjet e ndara, Bulevardi duket i zbrazët, me pak njerëz në orët e pasdites, dhe Rama me ironi e lidh këtë situatë me festën e Halloween-it.

Protesta e kësaj të shtune, e organizuar nga Partia Demokratike, vazhdoi paralelisht me grumbullimin e studentëve që filloi që në orët e paradites.

Fillimisht, protestuesit u grumbulluan para Ministrisë së Arsimit, dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *