Protesta e organizuar nga studentët vazhdon edhe në orët e mbrëmjes në Tiranë, ku policia ka vendosur një kordon për të kufizuar lëvizjen e protestuesve.
Protestuesit kanë vazhduar marshimin pa incidente dhe tani janë pozicionuar pranë Kryeministrisë.
Fillimisht, ata marshuan në Rrugën e Kavajës, ku u përballën me një kordon policor që u pengoi avancimin.
Pas këtij bllokimi, turma u kthye drejt qendrës së Tiranës.
Më herët, pas bllokimit të qarkullimit në Rrugën e Durrësit, protestuesit vazhduan lëvizjen në rrugët e kryeqytetit.
Në fillim u raportua se destinacioni i tyre do të ishte selia e Partisë Socialiste, por më pas itinerari u ndryshua.
Gjatë marshimit, protestuesit i vunë zjarrin disa kazanëve me mbeturina.
Studentët po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, i cili i ka ftuar disa herë për dialog, por kërkesa e tij është refuzuar.