Edhe këtë të diele, qytetarët dhe të rinjtë janë mbledhur në protestë para Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protesta, e cila ka qenë e shoqëruar me thirrje të herëpashershme kundër qeverisë, ka marrë një kthesë tjetër.
Siç shihet qartë nga pamjet në terren, disa nga protestuesit kanë vendosur të gjuajnë me topa futbolli në drejtim të godinës së Kryeministrisë, si një shenjë simbolike të pakënaqësisë.
Forca të shumta policore janë pozicionuar rreth perimetrit të institucionit për të garantuar rendin dhe sigurinë, ndërkohë që tubimi ka vijuar pa përplasje, ndryshe nga protestat e mëparshme.