Mbrëmë, Qeveria e Republikës së Kosovës zhvilloi mbledhjen e saj të 14-të elektronike, ku shqyrtoi dhe miratoi një sërë vendimesh të rëndësishme lidhur me programin legjislativ, emërimet në pozita të larta drejtuese dhe ndarjen e mjeteve buxhetore.
Në kuadër të kësaj mbledhjeje, ekzekutivi miratoi vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Programit të Projektligjeve për vitet 2026-2028.
Më poshtë, ju sjellim vendimet e miratuara nga Qeveria e Kosovës: – Miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Programit të Projektligjeve për vitet 2026-2028. – Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, “Drejtor ekzekutiv” në Inspektoratin Qendror të Punës. – Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, “Komisioner për Gjuhët” në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës. – Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, “Sekretar i Përgjithshëm” në Ministrinë e Digjitalizimit dhe Administratës Publike. – Miratuar vendimin për korrigjimin e vendimit të Qeverisë Nr. 10/12, të datës 17 nëntor 2026.