Prokurori i Shtetit ka publikuar raportin 24-orësh mbi aktivitetet kryesore të prokurorive në Kosovë.
Gjatë kësaj periudhe, janë ngritur gjithsej 48 aktakuza kundër 58 personave, ndërsa 11 persona janë ndaluar për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, janë paraqitur 7 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 9 individëve.
Në këtë periudhë raportuese nuk është regjistruar asnjë rast bastisjeje apo sekuestrimi.
Prokuroria Speciale ka ndaluar 3 persona të dyshuar për veprat penale si Mashtrimi, Hyrja e paautorizuar kompjuterike dhe Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur 10 aktakuza kundër 14 personave dhe ka ndaluar 4 individë për veprat: Mbajtje të paautorizuar të armëve, Sulm, Lëndim të rëndë trupor dhe Ngacmim.
Gjithashtu, është bërë një kërkesë për paraburgim ndaj një të mituri për Posedim narkotikësh, Armëmbajtje pa leje dhe Kanosje.
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur numrin më të madh të aktakuzave, duke arritur në 23 aktakuza kundër 27 personave, dhe ka ndaluar 1 person për Pengim të personit zyrtar.
Ndërsa Prokuroria Themelore në Pejë ka paraqitur 4 kërkesa për caktimin e paraburgimit për 6 persona për vepra si Grabitje, Sulm seksual, materiale të keqpërdorimit të fëmijëve dhe Dhunë në familje.
Ajo gjithashtu ka ngritur 1 aktakuzë për Shitje e blerje të paautorizuar të narkotikëve.
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 3 aktakuza kundër 3 individëve dhe ka ndaluar 1 person për Dhunë në familje, si dhe ka parashtruar 1 kërkesë për paraburgim për Mashtrim.
Po ashtu, Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ndaluar 2 persona, njërin për Dhunë në familje dhe tjetrin për Tregti të paautorizuar armësh/materiesh plasëse dhe Lajmërim të rremë.
Në fund, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur 3 aktakuza kundër 3 personave për vepra si Posedim narkotikësh, Lëndim i rëndë trupor, Falsifikim dokumentesh, Kanosje dhe Shkaktim i rrezikut.