Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka regjistruar një rritje të dukshme të numrit të pasagjerëve dhe fluturimeve gjatë muajit tetor 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të publikuara nga aeroporti, gjatë muajit tetor janë shërbyer gjithsej 403,368 pasagjerë, duke shënuar një rritje prej 4.24 për qind në krahasim me tetorin e vitit 2025.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë realizuar 2,562 fluturime, që përfaqëson një rritje prej 3.56 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Në një njoftim, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka theksuar se këto rezultate janë një reflektim i rritjes së lëvizshmërisë së udhëtarëve dhe vazhdimësisë së operacioneve aeroportuale. “Pas çdo numri qëndrojnë njerëz, udhëtime, takime dhe histori të reja”, thuhet në njoftimin e aeroportit.