NP “Rrugët e Maqedonisë” njoftoi se për shkak të erës së fortë në disa akse rrugore, kanë rënë disa semaforë, shtylla ndriçimi dhe drunj.
Këto objekte janë larguar menjëherë nga rrugët.
Në udhëkryqin e Gostivarit, për shkak të erës që vinte nga jugperëndimi, u rrëzua një semafor dhe një shtyllë ndriçimi.
Ekipet e NP “Rrugët e Maqedonisë” reaguan shpejt duke i larguar këto objekte nga rruga.
Po ashtu, në disa vende të kësaj rruge u raportuan drunj të rrëzuar, të cilët gjithashtu u larguan nga ekipet kujdestare.
Në drejtimin Shkup – Tetovë, afër Karpallakut, gjithashtu pati një drunj të rrëzuar, i cili u largua menjëherë.
Ndërsa në rrugën rajonale R1206 Tetovë – Shkup, situata ishte e ngjashme, ku drunj të rrëzuar po largoheshin nga ekipet kujdestare.
Për shkak të kushteve të motit, përdoruesve të rrugës u rekomandohet të vozisin me kujdes, të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës dhe të respektojnë sinjalistikën e vendosur të komunikacionit.