Russell Brand para Gjykatës për Akuzat e Përdhunimit dhe Sulmit Seksual

Aktori dhe komediani britanik Russell Brand është paraqitur në një gjykatë në Londër më 12 tetor, për të nisur gjyqin ndaj tij lidhur me akuzat për përdhunim dhe sulm seksual.51-vjeçari mbërriti në Gjykatën e Kurorës në Southwark, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Laura Gallacher, dhe nën mbrojtjen e truprojave.

Brand u paraqit përpara fillimit të procesit gjyqësor, i cili pritet të zgjasë deri në 10 javë.Komiku përballet me tri akuza për përdhunim, tri për sulm seksual dhe një për sulm të pahijshëm, të lidhura me ngjarje të dyshuara që thuhet se kanë ndodhur mes viteve 1999 dhe 2009.

Në çështje janë përfshirë gjashtë gra.Sipas akuzave të ngritura më herët, incidentet e dyshuara përfshijnë përdhunimin e një gruaje në një dhomë hoteli, si dhe pretendime për sulme seksuale ndaj punonjëseve të medias.Brand i ka mohuar akuzat dhe është deklaruar i pafajshëm.

Ai ka insistuar se nuk ka kryer marrëdhënie apo veprime seksuale pa pëlqimin e palës tjetër.Seanca e parë u përqendrua te përzgjedhja e jurisë, ndërsa gjykata pritet të shqyrtojë pretendimet e palëve gjatë procesit.Russell Brand u bë i njohur në Britani gjatë viteve 2000 si prezantues televiziv dhe komedian, përpara se të merrte role në filma të Hollivudit, mes tyre “Forgetting Sarah Marshall” dhe “Get Him to the Greek”.

Ai ishte i martuar me këngëtaren Katy Perry nga viti 2010 deri në vitin 2012.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *