Shqipëria Përfiton 920 Milionë Euro nga Bashkimi Evropian për Zhvillimin Ekonomik

Shqipëria do të përfitojë një mbështetje financiare prej mbi 920 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian përmes Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Ky mekanizëm strategjik ka për qëllim të nxisë zhvillimin ekonomik, të përshpejtojë integrimin evropian dhe të krijojë mundësi të reja për qytetarët dhe sipërmarrjet.

Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia për Media dhe Informim (MIA), zbatimi praktik i paketës ka filluar, dhe “deri në maj të vitit 2026 janë disbursuar rreth 212.8 milionë euro për Shqipërinë”, në formën e granteve dhe kredive të favorshme.

Paketa financiare është projektuar për të mbuluar sektorë të rëndësishëm për modernizimin e vendit.

Prioritetet kryesore përfshijnë investime kapitale në infrastrukturë, modernizimin e transportit, krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e kapaciteteve konkurruese të bizneseve vendase.

Përmes këtij instrumenti, BE-ja qëllon të forcojë lidhjet tregtare të rajonit me tregun e përbashkët evropian dhe të lehtësojë procesin e përafrimit me standardet e Bashkimit Evropian.

Agjencia për Media dhe Informim thekson se kjo mbështetje ofron përfitime të drejtpërdrejta për jetën e përditshme të qytetarëve dhe aktivitetin e sipërmarrjeve. “Më shumë rrugë dhe mundësi transporti”, si dhe “lëvizje më e lehtë për qytetarët dhe bizneset”. “Më shumë vende pune” dhe “mbështetje për bizneset dhe investimet që krijojnë vende të reja pune”. “Shërbime më të mira për qytetarët” përmes zhvillimit të “institucioneve më funksionale dhe shërbimeve më të shpejta”. “Më shumë mundësi tregtie me Europën” dhe “shkëmbime tregtare më të lehta me vendet e rajonit dhe të BE-së”.

Agjencia për Media dhe Informim e përmbledh ndikimin e këtij financimi si një hap kyç për të ardhmen e vendit, duke theksuar se “kjo mbështetje përkthehet në më shumë investime, rrugë e vende pune, shërbime më të mira për qytetarët dhe mundësi të reja për bizneset dhe tregtinë me Evropën”, si dhe shërben si “një mbështetje konkrete për zhvillimin ekonomik dhe afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *