Shqiptarët përbëjnë një komunitet të rëndësishëm në Gjermani, duke luajtur një rol të veçantë në shoqërinë atje.
Që nga fillimet e migrimit, ata janë njohur kryesisht për angazhimin e tyre në punë fizike, sidomos në sektorin e ndërtimit, të njohur si “baushtellë”.
Megjithatë, në vitet e fundit, kjo tendencë ka filluar të ndryshojë, veçanërisht te gjeneratat e reja.
Këto gjenerata po gjejnë mundësi pune në fusha të ndryshme, falë arsimimit dhe kualifikimeve që kanë përfunduar në Gjermani.