SPB Tetovë ka njoftuar se ka ndaluar dy shtetas të Argjentinës në Gostivar, të cilët nuk dispononin leje qëndrimi në vend. “Më 26.11.2026, në periudhën nga ora 00:20 deri në 01:30, nëpunës policorë nga DPB Gostivar kanë realizuar një kontroll aksionar në një objekt hotelierik në Dobërdoll të Gostivarit, i cili është në pronësi të B.R. nga i njëjti fshat.
Gjatë këtij kontrolli, janë hasur dhe privuar nga liria dy shtetas të Argjentinës për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik.”