Statistika shqetësuese: 79 viktima nga aksidentet rrugore në Kosovë në 2026

Policia e Kosovës njoftoi se 79 persona kanë humbur jetën në aksidente të trafikut rrugor gjatë periudhës janar-gusht të vitit 2026.

Sipas të dhënave të publikuara, janë regjistruar gjithsej 74 aksidente fatale, prej të cilave 22 kanë qenë vetaksidente.

Nga ky numër, 44 viktima kanë qenë shoferë të automjeteve.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, bëri thirrje për kujdes të shtuar në trafik dhe për respektimin e kufizimeve të shpejtësisë, në mënyrë që të parandalohen aksidentet me pasoja fatale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *