Studentët e Maqedonisë së Veriut Protestojnë për Provimin e Jurisprudencës në Gjuhën Shqipe

Zgjidhja gjysmake për provimin e jurisprudencës, që përfshin maqedonishten dhe shqipen, nuk është e pranueshme për studentët që tashmë prej disa muajsh kërkojnë që ky provim të zhvillohet në gjuhën shqipe.

Besjan Rexhepi, njëri nga organizatorët e protestave studentore, ka reaguar sërish, duke theksuar se qytetarët në Maqedoninë e Veriut duhet të protestojnë për një të drejtë që u garanton kushtetuta, ndërsa procedurat vazhdojnë të vonohen pa asnjë arsye të qartë. “Në këtë shtet, qytetari duhet të protestojë për një të drejtë që tashmë ia garanton Kushtetuta.

Duhet të kërkojë, të presë, të dëshmojë durim dhe në fund të marrë edhe një premtim tjetër.

Ky nuk është funksionim institucional, por dështim politik.

Protestat studentore ishin një alarm serioz për një sistem që dëgjon qytetarët vetëm kur ata dalin në rrugë.

Rasti i provimit të jurisprudencës e dëshmon këtë më së miri.

Pas gjithë kërkesave, peticioneve dhe protestave, përsëri na ofrohet një zgjidhje gjysmake: teoria në shqip, praktika në maqedonisht.

Ndërsa tani, pas dritës së gjelbër nga Qeveria, çështja dërgohet në Komisionin e Venedikut.

Sa më shumë duhet të presin studentët për një të drejtë që nuk është privilegj, por garanci ligjore?”, shkruan Rexhepi në reagimin e tij.

Ai gjithashtu thekson se shteti nuk është pronë e Hristijan Mickoskit, dhe se kërkesat e qytetarëve duhet të merren seriozisht, duke u kërkuar përgjegjësi atyre që janë në pushtet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *