Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në një takim një delegacion nga Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), të udhëhequr nga Nermin Mahmuti, Kryetare e Bordit të RrGK-së.
Përfaqësueset e RrGK-së e uruan Presidenten për detyrën e saj dhe shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të grave.
Gjatë takimit, u diskutua për masat konkrete që duhet të merren për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vrasjeve të tyre.
Përfaqësueset e RrGK-së propozuan që femicidi të përfshihet në Kodin Penal, të fuqizohen mekanizmat për mbrojtjen e viktimave, të stimulohet fuqizimi ekonomik, si dhe të rritet buxheti për punëtorët socialë dhe shërbimet e specializuara për mbrojtjen e grave.