Protestat në Tiranë po vazhdojnë të jenë të tensionuara, pasi incidentet mes protestuesve dhe forcave të policisë janë intensifikuar.
Gjatë zhvillimeve të fundit, janë hedhur bomba molotov në drejtim të Bashkisë së Tiranës dhe ministrisë që ndodhet pranë saj.
Policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, duke mbushur me tym zonën përreth sheshit.
Ndërkohë, numri i personave të lënduar gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë ka arritur në 19.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, deri në orën 15:15, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 17 të lënduar, mes të cilëve pesë policë, katër përfaqësues të medias dhe tetë protestues.
Fatmirësisht, të gjithë të lënduarit ndodhen në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.