Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Valtopina, në provincën e Peruxhias, Itali, ku një 20-vjeçar shqiptar me emrin Rogert Ajdini ka humbur jetën gjatë orarit të punës.
Ky aksident tragjik ka tronditur komunitetin shqiptar dhe të gjithë ata që e njohin.
Rrethanat e aksidentit janë ende në hetim, por lajmi ka shkaktuar dhimbje të madhe dhe ngushëllime për familjen e tij.