Vajza e Mitur Pëson Lëndime të Rënda nga Rënia nga Vetura në Reqan

Një vajzë e mitur ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka rënë nga një veturë në lëvizje në fshatin Reqan të Suharekës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 11 nëntor, rreth orës 14:00, ndërsa në veturën që përdorej për bartjen e mallrave ndodhej edhe viktima e mitur. “Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa ka qenë në rrugë me veturën e tij për bartjen e mallrave, në veturë ka qenë edhe viktima e mitur femër kosovare, e cila aksidentalisht ka rënë nga vetura e cila ishte në lëvizje”, thuhet në raportin e Policisë.

Si pasojë e rënies, e mitura ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ndërkaq, i dyshuari është intervistuar nga Policia dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *