Vinicius Junior mund të dënohet me dy ose më shumë ndeshje pas përjashtimit që mori në fitoren 1-0 të Real Madridit ndaj Villarrealit më 10 tetor, duke vënë në dyshim pjesëmarrjen e tij në El Clasico kundër Barcelonës më 25 tetor.
Sipas raporteve nga median spanjolle “Fichajes”, gjyqtari Diaz de Mera ka përfshirë në raportin e ndeshjes një incident me tërheqje flokësh ndaj Nathan Saliba, në një moment kur topi ishte në lojë, por asnjëri nga futbollistët nuk po e kontestonin atë.
Pas ndërhyrjes nga VAR, goli i Viniciusit u anulua dhe braziliani u ndëshkua me karton të kuq direkt.
Raporti i gjyqtarit përfshin gjithashtu protestat e mëvonshme të sulmuesit, i cili kishte nevojë të mbahej nga bashkëlojtarët e tij.
Megjithatë, gjyqtari ka theksuar se nuk ka arritur të identifikojë ndonjë shprehje konkrete të përdorur nga futbollisti.
Sipas nenit 130.2 të Kodit Disiplinor të Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF), veprimet e dhunshme jashtë kontestimit të topit mund të dënohen me dy deri në tri ndeshje pezullim.
Real Madridi do të përballet me Sevillan më 18 tetor, para udhëtimit te Barcelona më 25 tetor.
Ndeshjet e Ligës së Kampionëve nuk llogariten për shlyerjen e një dënimi në La Liga, ndaj një pezullim prej dy ndeshjesh do ta linte Viniciusin jashtë edhe të El Clasicos.