Prishtina e ka përjetuar barazimin e parë të sezonit, duke ndarë pikët në shtëpi kundër Dukagjinit. “Bardhëkaltërit” ishin më aktiv për të krijuar rastet më të mira, por fatkeqësisht dështuan të finalizojnë, duke përfunduar ndeshjen me rezultatin 0-0.
Në sfidën e zhvilluar në “Kampin Nacional” në Hajvali, Prishtina zhvilloi disa aksione të bukura, por nuk arriti të thyejë mbrojtjen e klubit nga Klina.
Po ashtu, edhe Dukagjini pati disa mundësi për shënim, por edhe ata nuk arritën të realizonin goditjen përfundimtare.