Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë që ndodhi në Deçan.
Ngjarja ka ndodhur të enjten, në orën 05:15. “Lidhur me rastin e lartcekur janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që kishin tentuar ta ndalojnë veturën e ankuesit mashkull kosovar dhe njëri nga të dyshuarit kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të ankuesit”, thuhet në raport.
Pistoleta që dyshohet se është përdorur në rast është sekuestruar.