Zjarr tragjik në Shkup, një jetë e humbur

Një person ka humbur jetën në një zjarr që shpërtheu mbrëmjen e 14 nëntorit në Shkup.

Trupi i pajetë i një burri është gjetur brenda një barake që ishte përfshirë plotësisht nga flakët.

Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, zjarri është raportuar në ora 23:40 në SPB Shkup.

Flakët kanë përfshirë një barakë në pronësi të M.R. (56) nga Shkupi, e cila është djegur krejtësisht.

Ekipet e Brigadës së Mbrojtjes Kundër Zjarrit në Shkup kanë ndërhyrë në vendngjarje dhe kanë arritur ta shuajnë zjarrin.

Pas ndërhyrjes, brenda objektit është gjetur trupi i pajetë i një personi të gjinisë mashkullore.

Deri më tani identiteti i viktimës nuk është bërë publik, ndërsa shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit mbeten ende të paqarta.

Nga MPB konfirmojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *