Roli i Milan Radoiçiqit në Sulmin e Banjskës: Një Hetim i Nevojshëm

Analisti politik serb, Dushan Janjiq, ka deklaruar se Milan Radoiçiqi është më i fuqishëm se presidenti në ikje i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai ka kërkuar që roli i Radoiçiqit në sulmin e armatosur në Banjskë të hetohet përmes bashkëpunimit ndërmjet prokurorive të Kosovës dhe Serbisë.

Sulmin në Banjskë, Janjiq e ka quajtur “aksion të përgjuar”.

Gjatë një bashkëbisedimi në podcastin “PIKË” me publicistin Veton Surroi, Janjiq shprehu se çështja e Radoiçiqit mund të jetë një prej temave kryesore në raportet ndërmjet Kosovës dhe pushtetit të ri në Serbi. “Ka kohë që kam thënë se Radoiçiqi është më i fuqishëm se Vuçiqi”, tha ai, duke theksuar se kjo është një çështje komplekse që kërkon shpjegim të mëtejshëm.

Duke folur për sulmin në Banjskë, më 24 shtator 2023, Janjiq përsëriti pretendimin se bëhej fjalë për një aksion të përgjuar, i cili, sipas tij, nuk ishte planifikuar të përfundonte ashtu si ndodhi.

Ai theksoi se hetimi duhet të zbulojë se kush e kishte përgjuar aksionin dhe në çfarë momenti kishte ndodhur kjo. “Për Banjskën pohoj dhe përsëris se ka qenë aksion i përgjuar, se nuk ishte planifikuar të mbaronte, dhe hetimi duhet të tregojë se kush dhe kur e përgjoi”, deklaroi ai.

Sipas Janjiqit, është thelbësore që për këtë rast të ketë bashkëpunim ndërmjet organeve hetimore të të dyja vendeve.

Ai vlerësoi se roli i Radoiçiqit në Banjskë duhet të shqyrtohet më gjerësisht, duke përfshirë lidhjet e tij me persona me ndikim dhe strukturat e ndryshme.

Ai gjithashtu përmendi nevojën që gjykata të shqyrtojë rolin e ushtrisë serbe në atë sulm, përfshirë pretendimet për vënien në dispozicion të kampeve për struktura të caktuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *