Tragjedia në Kërçovë: Një Burrë Gjehet i Pajetë në Shtëpinë e Tij

Siç njoftojnë nga policia, më 10.10.2026, rreth orës 16:45, në Stacionin Policor në Kërçovë, një 32-vjeçare nga Manastiri ka raportuar se prej disa ditësh nuk kishte mundur të kontaktonte me babanë e saj, 66-vjeçar nga Kërçova.

Pas denoncimit, policia ka dalë në vendngjarje dhe e ka gjetur burrin të pajetë në shtëpinë e tij.

Në trupin e tij nuk janë vërejtur shenja të dukshme dhune.

Vdekjen e ka konstatuar ekipi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi është dërguar për autopsi për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *