Manchester City ka realizuar një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Liverpoolit, duke vazhduar me rekord të pamposhtur në Ligën Premier. “Qytetarët” shënuan një fitore të sigurt me rezultatin 0-3, në një ndeshje ku Liverpooli mbeti me një lojtar më pak pas ndëshkimit me karton të kuq të Ryan Gravenberch, i cili mori dy të verdha.
Liverpooli kishte një fillim të mirë, duke krijuar një mundësi të shkëlqyer shënimi falë talentit të ri nga Uellsi, Lewis Koumas, por portieri Donnarumma e mohoi atë me një pritje spektakolare.
City u kundërpërgjigj shpejt duke rrezikuar me Haaland dhe Semenyo, por mbrojtja vendase ishte në vendin e duhur.
Situata për Liverpoolin u përkeqësua, kur Gravenberch mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja në minutën e 62-të.
Vetëm tri minuta më vonë, Haaland përfitoi nga një top i kthyer dhe kaloi Cityn në epërsi në minutën e 65-të.
Më pas, Jeremy Doku shënoi një gol të bukur, duke dyfishuar epërsinë në minutën e 68-të.
Fitorja u vulos nga Ryan Cherki, i cili shënoi pas një asistimi fantastik të Gvardiol në minutën e 78-të.