Ministrja Spahiu viziton 19-vjeçarin e lënduar nga policia në Spitalin e Traumës

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka bërë një vizitë në Spitalin e Traumës për të takuar 19-vjeçarin, i cili ka pësuar një lëndim të rëndë në këmbë pas dhunës së ushtruar nga efektivët e policisë.

Gjatë takimit, ai i ka thënë ministres se nuk kishte lidhje me protestën dhe se thjesht kishte qenë duke kaluar në rrugë në momentin e incidentit.

Në lidhje me këtë rast, autoritetet kanë pezulluar nga detyra katër efektivë policie dhe shefin e Komisariatit të Policisë Nr. 1.

Hetimet janë duke u zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokuroria për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *