Policia ka mobilizuar forcat e saj këtë të shtunë, më 17 tetor, për të përballuar protestën që tashmë ka hyrë në ditën e pestë.
Protesta studentore vazhdon të jetë e tensionuar dhe me përplasje, ndërsa situata është e ndjeshme.
Sipas pamjeve nga terreni, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë vendosur edhe forcat e RENEA-s.
Tre autoblinda të RENEA-s janë pozicionuar pranë Kryeministrisë, ndërsa përballë tyre ndodhen protestuesit.