Gratë rurale në Maqedoninë e Veriut: Sfida dhe Mundësi për Barazi

Më shumë se 38 mijë gra në Maqedoninë e Veriut janë të regjistruara si fermere, por shumë prej tyre përballen me mungesë të sigurisë financiare, pushimit të lehonisë, sigurimit shëndetësor dhe mbrojtjes sociale.

Këto sfida u diskutuan në panelin “Të korrat pa emrin e saj: Gratë rurale dhe puna e padukshme”, që u mbajt në Europe House në Strumicë, si pjesë e fushatës “Vish ndryshimin”, e iniciuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe ambasadat e vendeve anëtare.

Sipas të dhënave të prezantuara, në vitin 2021 vetëm 4,1 për qind e grave në zonat rurale figuronin si pronare të pronave, ndërsa në nivel kombëtar vetëm 12 për qind e grave kanë në pronësi tokë.

Në diskutim u trajtuan shkaqet e këtyre pabarazive, përfshirë edhe praktikat që lidhen me trashëgiminë.

Edhe pse vajzat kanë të drejtë ligjore për të trashëguar, ato shpesh heqin dorë nga pjesa e tyre në favor të vëllezërve.

Kjo ndikohet nga traditat e kahershme dhe pritshmëria se, pas martesës, vajza do t’i “përkasë një familjeje tjetër”.

Në diskutim u theksuan edhe pengesat tradicionale që i bëjnë vajzat të heqin dorë nga trashëgimia në favor të vëllezërve.

Mesazhi kryesor ishte se kontributi i grave fermere duhet të shoqërohet me të drejta dhe mundësi të barabarta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *