Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka njoftuar se nga 88 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm të regjistruar për të votuar në komunën e Bërvenicës, deri më tani 85 prej tyre kanë ushtruar të drejtën e votës.
Sipas KSHZ-së, nga nëntë persona të regjistruar në Listën Zgjedhore që vuajnë dënimin me burg ose ndodhen në paraburgim, shtatë prej tyre kanë votuar.
Votimi i këtyre individëve po realizohet në tri institucione ndëshkuese-përmirësuese në Maqedoninë e Veriut, në Shkup, Shtip dhe Tetovë.
KSHZ-ja njofton se votimi në Bërvenicë ka filluar sot në orën 07:00 dhe po zhvillohet pa pengesa.
Deri tani, nuk janë raportuar probleme apo vështirësi në ushtrimin e së drejtës së votës dhe në zhvillimin e procesit zgjedhor.