Uroj që të mos detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”.
Këto janë fjalët tronditëse që Arlinda Sylaj Zekaj i drejtoi Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, përmes një letre të siguruar nga Sinjali, e cila mban vulën e pranimit të datës 22 tetor 2026, vetëm tri ditë para se të vritej në Vitomiricë të Pejës.
Në letrën e publikuar në fotografi, viktima kishte kërkuar marrjen e masave urgjente ndaj zyrtarëve që, sipas saj, nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre.
Ajo kërkonte gjithashtu hetimin e përgjegjësive institucionale dhe ndërmarrjen e veprimeve konkrete lidhur me çështjen për të cilën kishte kërkuar ndihmë. “Kjo është shpresa ime e fundit”, thuhet në letër, ku shprehej shqetësimi se institucionet mund të reagojnë vetëm pasi të jetë marrë një jetë njerëzore.
Sipas informacioneve, e ndjera kishte kërkuar ndihmën e policisë për dhunë në familje para se të vritej.
Dyshohet se gruan e vrau kunati i saj, i cili aktualisht ndodhet në arrati.