Gjatë pesë ditëve në vazhdim, Kosova do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell, përveç disa vranësirave të pjesshme.
Sipas parashikimeve meteorologjike, të hënën priten riga të izoluara shiu në disa zona, ndërsa të martën dhe të mërkurën mund të krijohen kushte për mjegull gjatë orëve të para të mëngjesit.
Temperaturat minimale do të variojnë nga 0 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 10 deri në 15 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimet verilindore dhe veriperëndimore, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.
Dita e hënë parashihet të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa në disa zona mund të ketë riga të izoluara shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 9 deri në 12 gradë Celsius.