Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ripërsëritur këtë të hënë thirrjen për dialog me studentët, pas 13 ditëve protestash që kanë përfshirë kryeqytetin.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka publikuar pamje të ulëseve të vendosura para Kryeministrisë, duke përcjellë mesazhin e tij për gatishmëri për të biseduar.
Protestat kanë vazhduar pa ndërprerje për 13 ditë, gjatë të cilave janë shënuar përplasje të ashpra mes policisë dhe protestuesve.
Studentët po kërkojnë dorëheqjen e Ramës, duke e cilësuar atë si zgjidhjen e vetme për tejkalimin e kësaj situate.