Moti për nesër pritet të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe më i freskët, sidomos në pjesët veriore ku do të ketë kushte për reshje shiu, të cilat do të shndërrohen në reshje dëbore në malet më të larta.
Erërat do të jenë mesatare, herë pas here të forta nga veriu, duke e arritur shpejtësinë mbi 60 km/orë.
Temperatura minimale do të luhatet nga -2 deri në 8 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 9 deri në 17 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira dhe i freskët, me kushte për reshje shiu.
Erërat do të jenë mesatare nga veriu.
Temperatura minimale në Shkup do të zbresë në 5 gradë, ndërsa maksimumi pritet të arrijë 13 gradë, sipas njoftimit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Nga nesër, moti do të karakterizohet nga vranësira të ndryshueshme, përveç në zonat veriore ku do të ketë reshje shiu, të cilat do të kalojnë në reshje dëbore në malet më të larta.