Shaip Kamberi: Dilemat e Listës Studentore mbi Qasjen ndaj Kosovës pas Formimit të Qeverisë së Re në Serbi

Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka theksuar se është e paqartë nëse Lista Studentore do t’i ndryshojë qëndrimet dhe qasjen ndaj Kosovës pas formimit të qeverisë së re në Serbi.

Në një intervistë në Debat Plus në TV Dukagjini, Kamberi ka vlerësuar se fitimi i zgjedhjeve në Serbi është i vështirë pa mbështetje nga një pjesë e elektoratit nacionalist, ndërsa çështja e Kosovës vazhdon të jetë një nga temat kryesore në politikën serbe.

Ai ka shpjeguar se pas krijimit të qeverisë së re do të shihet nëse Lista Studentore do të vazhdojë me qasjen e deritanishme apo do të ketë një ndryshim. “Duhet pasur një fakt, në Serbi nuk mund të fitosh zgjedhje pa pasur ndihmën edhe të asaj pjesë të elektoratit nacionalist.

Dhe tema për Kosovën është një ndër temat e preferuara.

Do të shohim pasi të krijohet qeveria e re, a do ta mbajnë vijën e njëjtë apo do të ketë ndryshëm në qasje.

Sepse ata e kanë parë dhe një listë e tillë, që ka akademikë e profesorë, e ka shumë të qartë se gjërat e thëna në memorandumin e para dy muajve, gjërat që pretendon Vuçiq në raport me Kosovën janë të parealizueshme.

Prandaj, do duhej të ndryshonin kursin politik, për t’u përballur me një realitet që për 27 vjet mbretëron në Kosovë.

Kosova është shtet i pavarur.

Dhe në atë realitet të ndërtojë edhe raporte me Kosovën,” ka deklaruar Kamberi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *