Të martën, Shqipëria do të përfshihet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se moti do të jetë kryesisht i kthjellët, por nuk do të mungojnë vranësirat mesatare kalimtare gjatë orëve të mesditës, veçanërisht në relieve malore në lindje.
Priten reshje lokale shiu me intensitet kryesisht të ulët, ndërsa në majat e maleve do të kemi reshje bore me intensitet të ulët.