Një grua 76-vjeçare është gjetur e vdekur këtë mëngjes në komunën Gjorce Petrov të Shkupit, me gjurmë të dukshme dhune në trup.
Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, rasti është raportuar në orën 9:18 të mëngjesit nga vajza e të ndjerës.
Gruaja, me inicialet O.A., u gjet pa shenja jete në një shtëpi në rrugën “Gjurinin Kokale”.
Një ekip mjekësor i urgjencës mbërriti në vendngjarje dhe konfirmoi vdekjen.