Tragjedia në Gjorce Petrov: Grua 76-vjeçare e gjetur e vdekur

Një grua 76-vjeçare është gjetur e vdekur këtë mëngjes në komunën Gjorce Petrov të Shkupit, me gjurmë të dukshme dhune në trup.

Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, rasti është raportuar në orën 9:18 të mëngjesit nga vajza e të ndjerës.

Gruaja, me inicialet O.A., u gjet pa shenja jete në një shtëpi në rrugën “Gjurinin Kokale”.

Një ekip mjekësor i urgjencës mbërriti në vendngjarje dhe konfirmoi vdekjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *