Një person është gjetur i alivanosur në rrugën “Agim Ramadani” në Mitrovicën e Jugut, gjatë mëngjesit të së enjtes.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 09:42, më 29 tetor 2026.
Viktima, një mashkull kosovar, është transportuar në Spitalin Rajonal, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.