Mashtrimi Kompjuterik në Prishtinë: Një Shtetas i Huaj Rrëfen Rastin e Vjedhjes

Një shtetas i huaj me leje qëndrimi në Kosovë ka raportuar se ka rënë viktimë e një mashtrimi kompjuterik dhe vjedhje në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur më 31 tetor, në rrugën “Muharrem Fejza – Prekazi”.

Sipas raportit policor, ankuesit i janë marrë para nga kuleta digjitale (Wallet), si dhe një pajisje me vlerë.

I dyshuari është një mashkull, shtetas i huaj dhe me të njëjtën shtetësi si ankuesi.

Pas kryerjes së veprës, ai është larguar nga vendi i ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *