Partia AKI dhe kandidati i saj për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji, kanë shpallur fitore në zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Pas përfundimit të numërimit të votave në shtab, ka shpërthyer festa mes mbështetësve dhe aktivistëve, duke festuar këtë arritje të rëndësishme për komunitetin.